Bota

Pas Turqisë edhe Hungaria shpreh mbështetjen për pranimin e Suedisë në NATO

Parlamenti i Hungarisë përfundoi seancën e tij të jashtëzakonshme verore të premten, por mund të mblidhet sërish në ditët në vijim për të votuar.

11 Korrik 2023, 11:45 Nga a.l
Pas Turqisë edhe Hungaria shpreh mbështetjen për pranimin e
Samiti

HUNGARI- Një ditë pasi Turqia njoftoi se ishte e gatshme të ratifikonte pranimin e Suedisë në NATO, Hungaria sinjalizoi të martën se është gjithashtu e gatshme të japë dritën jeshile për ofertën e saj. 

“Pozicioni ynë është i qartë: qeveria mbështet anëtarësimin e Stokholmit në Aleancën Atlantike. Përfundimi i procesit të ratifikimit tani është vetëm një çështje teknike”, tha ministri i Jashtëm Peter Szijjarto në llogarinë e tij në Facebook përpara se të nisej për në samitin e NATO-s në Vilnius, Lituani.

Parlamenti i Hungarisë përfundoi seancën e tij të jashtëzakonshme verore të premten, por mund të mblidhet sërish në ditët në vijim për të votuar, shkruajnë mediat e huaja. 

Javën e kaluar, kryeministri nacionalist Viktor Orban shprehu mbështetjen e tij për aplikimin e Suedisë, duke premtuar asnjë pengesë nëse Ankaraja ndryshon qëndrimin e saj. 

Turqia ra dakord të hënën që të dërgojë protokollin e pranimit të Suedisë në Parlamentin turk sa më shpejt të jetë e mundur,  një veprim i mirëpritur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në prag të samitit të Vilnius. 

samiti i natos ne lituani

Sondazh

Poll

Bota 11 Korrik 2023, 08:35 A.B

Pse u besojmë lajmeve të rreme?

Ka vite që në internet qarkullojnë gjithnjë e më shumë lajme të rreme, fake news, për tema të ndryshme kontradikt...