Bota

Vetëm 32 km larg Bjellorusisë/ Vilnius nën masa drakoniane, pankarta jashtë ndërtesës ku po zhvillohet samiti i NATO-s: “Putin, Haga ju pret”

Gjithsej 16 anëtarë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut kanë dërguar rreth një mijë trupa. Gjermania vendosi 12 raketa Patriot, të afta për të rrëzuar raketa balistike ose avionë luftarakë.

11 Korrik 2023, 12:07 Nga a.l
Vetëm 32 km larg Bjellorusisë/ Vilnius nën masa drakoniane,
Pankarta në Vilnius

LITUANI- Jashtë një ndertesë ku po mbahet samiti i NATO-s, është vendosur një pankartë në të cilët shkruhet: “Putin, Haga ju pret”. Vilnius ndodhet vetë 32 kilomentra nga Bjellorusia, aleati i afërt i Rusisë, e për këtë arsye masat për zhvillimin e samitit janë shtuar.

Gjithsej 16 anëtarë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut kanë dërguar rreth një mijë trupa. Gjermania vendosi 12 raketa Patriot, të afta për të rrëzuar raketa balistike ose avionë luftarakë.

Polonia dhe Gjermania kanë dërguar forca speciale të mbështetura nga helikopterë, ndërsa vendet e tjera po dërgojnë pajisje kundër sulmeve të mundshme kimike, biologjike dhe bërthamore.

samiti i natos ne lituani

Sondazh

Poll