Bota

Po udhëtonin drejt Everestit, rrëzohet helikopteri me turistë, humbin jetën 5 persona, 1 tjetër zhduket

Turistët po ktheheshin në kryeqytet, Katmandu pas një udhëtimi turistik në majën më të lartë në botë.

11 Korrik 2023, 11:38 Nga a.l
Po udhëtonin drejt Everestit, rrëzohet helikopteri me turistë,
Everest

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pasi një helikopter me turistë të huaj u rrëzua të martën pranë malit Everest në Nepal. Mediat e huaja raportojnë se një tjetër rezulton i zhdukur. 

Helikopteri mbante pesë shtetas meksikanë dhe një pilot nepale. Mjeti fluturues u rrëzua në zonën e Lamajurës. Turistët po ktheheshin në kryeqytet, Katmandu pas një udhëtimi turistik në majën më të lartë në botë.

Zyrtari i aeroportit Sagar Kadel tha se kushtet e motit detyruan ndryshime në rrugën e planifikuar të fluturimit të helikopterit. Sezoni turistik dhe alpinizmi përfundoi në maj me fillimin e sezonit të shirave dhe fluturimet turistike drejt maleve janë më pak të zakonshme këtë periudhë të vitit pasi dukshmëria është e dobët dhe kushtet e motit bëhen të paparashikueshme. 

mali everest

Sondazh

Poll

Bota 11 Korrik 2023, 08:35 A.B

Pse u besojmë lajmeve të rreme?

Ka vite që në internet qarkullojnë gjithnjë e më shumë lajme të rreme, fake news, për tema të ndryshme kontradikt...