Politike

"Diploma peng për 5 vite”, Vasili thirrje deputetëve të PS: Lëreni partinë, mos miratoni një ligj që e ka fuqinë 5 vite!

I pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ashpër në lidhje me projektligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në vendin tonë, dhe më pas të marrin diplomën

11 Korrik 2023, 12:32 Nga DOSJA
"Diploma peng për 5 vite”, Vasili thirrje deputetëve
Petrit Vasili

TIRANË- I pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ashpër në lidhje me projektligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në vendin tonë, dhe më pas të marrin diplomën. Vasili tha se problemi qëndron tek pagesat, dhe se njerëzit duan sa pagat në Kosovë. Ai ka apeluar ndaj deputetëve të Partisë Socialiste që të lënë mënjanë partinë, por të mos miratojnë një ligj vetëm për 5 vite.

“Ne kemi të qartë në Kushtetutë që thotë; arsimi i lartë mund të kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie. Kushtetuta e Shqipërisë nuk lejon asnjë hapësirë për kushtëzim tjetër. Po hajde të ndërronim një herë vendin? Po ta kishte bërë ky krahu tjetër këtë gjë? Si mund të krijojmë një ishull, që ti që vazhdon mjekësinë mban disa barra të rënda, se ai që mbaron stomatologji nuk i ka këto kufizime. Në të gjithë botën, se ju e dini mirë, ajo Gjermania e ka hallin se nuk duan më studentët të vazhdojnë mjekësinë. Se është arsimimi më i gjatë në të gjithë globin. S’ja paguan shteti fjetjen atyre. Taksat i kemi detyrim t’i paguajmë. Do paguajnë t’i mbajnë fëmijët në shkollë, do paguar dhe tarifat. Ndërroni vendin, hajdeni në vendin tonë. Lëreni partinë! Ligjin po miratoni, një ligj që e ka fuqinë 5 vite. Ky është vizioni? Zemra e problemit është pagesa, lërini përrallat. Njerëzit kanë dalë në rrugë se duan sa pagat e Kosovës”, tha Vasili.

Sondazh

Poll