Politike

Projektligji për studentët e mjekësisë/ Rakacolli: Mendojmë për të ardhmen. Deputetja e PD: Qeveria ka mbyllur sytë

Ky projektligj detyron studentët e mjekësisë që të punojnë për 5 vite në vendin tonë, dhe më pas kanë të drejtë që të largohen nga Shqipëria, nëse do të shprehin interes.

11 Korrik 2023, 11:37 Nga A.B
Projektligji për studentët e mjekësisë/ Rakacolli:
Mira Rakacolli

TIRANË- Në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u diskutua sot në parim projektligjin “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të dytë Mjekësi e Përgjithshme në IAL publike”. Ky projektligj detyron studentët e mjekësisë që të punojnë për 5 vite në vendin tonë, dhe më pas kanë të drejtë që të largohen nga Shqipëria, nëse do të shprehin interes. Zëvendës ministrja e Arsimit, Mira Rakacolli u shpreh se ky projektligj është për të ardhmen e të rinjve që duan të studiojnë në degën e mjekësisë.

Kemi shifra të frikshme në mungesë mjekësh. Procedura u bë e përshpejtuar se jemi në muajin Korrik se ata që duan të studiojnë për mjekësi të kenë kohë të mendojnë. Në bazat e politkave tona shëndetësore, sigurimi i një shërbimi mjekësor, cilësor, pranë vendbanimit për të gjithë qytetarët. Në këtë kuadër kemi vite që punojmë, Kemi bërë shumë politika në përmirësimin e infrastrukturës.

Janë rritur pagat dhe janë përmirësuar kushtet. Mendojmë për të ardhmen që qytetarëve shqiptare tu sigurohet një shërbim cilësor. Nuk mendohej para 10 vjetësh që në spitalin e Dibrës të bëheshin ndërhyrje kirurgjikale, kjo nga mjekët e rinj që kanë mbaruar specializimin dhe kanë shkuar atje. Kjo vjen për shkak të projeksioneve, kjo  është politikë. Duam të shkojmë në shifrat që tha Kushi. Është një politikë që e kemi pasur në vëmendje, shtimi i shifrave e tregon këtë. Fakti që po e kërkojmë tani është, studentët që duan mjekësi duhet ta planifikojnë këtë gjë.”-tha Rakacolli.

Deputetja e PD-së, Ilda Dhori mbështeti protestat e studentëve, duke shtuar se qeveria duhet të marrë masa të tjera për të kuptuar se ku e ka zanafillën, fenomeni i eksodit të mjekëve.

Mendoj që për të korrigjuar këtë largim masiv, për të marrë masa konkrete, që do të kenë efekte motivuese, duhet të shohim në thelb problemin. Se pse largohen këta mjekë? Studentët që do të nisin studimet këtë vit, dhe do të diplomohen. Ata ikin se çedon sistemi. Mediat e kanë bërtitur dhe thirrur me të madhe, që kemi largime në sistemin shëndetësor. Çfarë ka bërë qeveria në këto vite? Ka mbyllur sytë duke thënë se është problem global. Në 8 vitet e fundit gjysma e këtyre mjekëve janë larguar, ata ofrojmë kapacitetet e tyre profesional jashtë vendit. Ne kemi investuar për këta mjekë, dhe ata e kanë ikur. Protestat e studentëve janë të drejta, pasi po mbrojnë të drejtën e tyre për t’u arsimuar në publik.”, tha Dhori.

mira rakacolli

Sondazh

Poll