Politike

Rama mbërrin në Samitin e NATO-s në Vilnius: Më të vendosur për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e popujve

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vilnius të Lituanisë, në kuadër të samitit që do të mbajnë përfaqësuesit kryesore të vendeve anëtare të NATO-s.

11 Korrik 2023, 11:35 Nga DOSJA
Rama mbërrin në Samitin e NATO-s në Vilnius: Më të
Edi Rama

LITUANI- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vilnius të Lituanisë, në kuadër të samitit që do të mbajnë përfaqësuesit kryesore të vendeve anëtare të NATO-s. Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen sot dhe nesër në Vilnius të Lituanisë, ku do të diskutohet për situatën në Ukrainë dhe kërkesën e këtij shteti për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake.

Aleatët shpresojnë t’i tregojnë Rusisë se kanë vendosmërinë për të mbështetur ushtarakisht Ukrainën, për një afat të gjatë. Samiti mund të jetë vendimtar që mund të formësojë drejtimin e luftës në Ukrainë, dhe të ardhmen e aleancës perëndimore.

Lidhur me këtë samit ka reaguar edhe kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama shkruan se aletët e NATO-s janë në këtë takim më të fortë e të vendosur, për të mbrojtur lirinë e sigurinë e popujve të Evropës.

“Mirëmëngjes dhe me mesazhin e këtij viti të Samitit të Vilnius, Lituani që i gjen aleatët e NATO-s më të fortë e më të vendosur, për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e popujve tanë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Sondazh

Poll