Politike

Sot mblidhet Këshilli i Mandateve, avokatët e Ahmetajt kërkesë: Të shtyhet për nesër

Shkak i kërkesës së tyre është bërë dosja voluminoze e SPAK.

11 Korrik 2023, 12:30 Nga A.B
Sot mblidhet Këshilli i Mandateve, avokatët e Ahmetajt
Arben Ahmetaj

TIRANË- Kur kanë mbetur edhe pak orë për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, avokatët e ish-ministrit Arben Ahmetaj kërkojnë se mbledhja të shtyhet për nesër. Shkak i kërkesës së tyre është bërë dosja voluminoze e SPAK.

'Të shtyhet për nesër'- thonë ata.  

Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit në Shqipëri (SPAK) dorëzoi një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit të Financave dhe deputetit aktual të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj. Kërkesa mban datën 7 korrik dhe nënshkrimin e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani. SPAK thekson se kërkon autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë, për arrestimin ose heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit. Arben Ahmetaj akuzohet për “Mosdeklarim apo fshehje të pasurive”, “Korrupsion pasiv” si dhe “Pastrim parash”./Dosja.al

arben ahmetaj

Sondazh

Poll