Politike

Çfarë u zbulua në 'Blackberry-n' e Ahmetajt? 138 telefonata dhe mbi 3 mijë SMS me Mërtirin: O la, tigër, fratelo...

Nga komunikimet e gjetura midis tyre rezulton se Mirel Mërtiri dhe Arben Ahmetaj kanë raport miqësor.

11 Korrik 2023, 11:57 Nga A.B
Çfarë u zbulua në 'Blackberry-n' e Ahmetajt? 138
Arben Ahmetaj

TIRANË- Dosja e SPAK për hetimet për ish-ministrin Arben Ahmetaj po zbardhet pak nga pak. Në një nga faqet e saj, thuhet se nga një akt ekspertimi i një celulari i markës 'Blackberry' të gjetur në shtëpinë e ish-bashkëshortes së Ahmetajt rezulton se ai ka 138 komunikime dhe 3287 mesazhe me Mirel Mërtirin.

Nga komunikimet e gjetura midis tyre rezulton se bashkëbiseduesit kanë një raport tepër miqësor pasi në bisedat e tyre përdoren fjalët si: “O la” (nënkupton vëlla), “fratelo”, “tigër”, “i madh”, e të tjera.

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve do të mblidhet sot në orën 16:00 për të diskutuar kërkesën e SPAK për arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-kryeministrit Arben Ahmetaj. Kërkesa prej 12 faqesh drejtuar Kuvendit ka mbërritur ditën e djeshme në zyrat e Kryesisë dhe aty janë renditur arsyet përse sipas SPAK, Ahmetaj duhet të arrestohet./Dosja.al

arben ahmetaj

Sondazh

Poll