Politike

Fotoja e fundit në Kuvend...Ahmetaj dhe Rraja pozojnë së bashku të buzëqeshur

Të buzëqeshur, ata shihen teksa pozojnë së bashku para kameras.

11 Korrik 2023, 10:41 Nga A.B
Fotoja e fundit në Kuvend...Ahmetaj dhe Rraja pozojnë së bashku
Arben Ahmetaj dhe Rahman Rraja

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe ish-deputeti i PS-së Rahman Rraja janë kryefjalë në politikën shqiptare. Ahmetaj po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe afera korruptive të tjera, e nga dita në ditë pritet edhe arrestimi i tij. 

Nga ana tjetër, Rraja ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas përfshirjes në një skandal të dhunshëm të vëllezërve dhe djalit të tij, ku rradhën barbarisht kushërinjtë e fisit Maja me shkopa bejsbolli dhe armë zjarri.

Së fundmi, në rrjet është duke qarkulluar një foto e Arben Ahmetajt dhe Rrahman Rrajës, të dy duke pozuar krah njëri-tjetrit. Të buzëqeshur, ata shihen teksa pozojnë së bashku para kameras, duke mos ditur se ditë më pas do të jenë të dy në 'telashe'.

/Dosja.al

arben ahmetaj rahman rraja

Sondazh

Poll