Politike

'Butrinti' në Kushtetuese, Zhupa: Qeveria mashtroi UNESCO-n, kërkoj thirrjen e dëshmitarëve në seancë

Zhupa u shpreh për gazetarët se ka kërkuar që qeveria të detyrohet të dërgojë të gjithë dokumentet që i janë përcjellë UNESCO-s në lidhje me Butrintin.

11 Korrik 2023, 10:00 Nga A.B
'Butrinti' në Kushtetuese, Zhupa: Qeveria mashtroi UNESCO-n,
Ina Zhupa

TIRANË- Ditën e sotme zhvillohet seanca për 'Butrinin' në Gjykatën Kushtetuese. Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa i është drejtuar Kushtetueses me dy kërkesa sa i takon dhënies me koncesion të Parkut të Butrintit. Zhupa u shpreh për gazetarët se ka kërkuar që qeveria të detyrohet të dërgojë të gjithë dokumentet që i janë përcjellë UNESCO-s në lidhje me Butrintin.

“Ky është një mashtrim që i çohet UNESCO-s nga shteti shqiptar vetëm për të thënë që ne nuk e shkelur Konventën e Parisit. E gënjejnë dhe përveç kësaj ata kanë një vit e gjysmë që nuk sjellin dokumente as mua dhe as Gjykatës Kushtetuese.

Kërkesa jonë do të jetë detyrimi i qeverisë për të sjellë të gjithë dokumentacionet që lidhen me UNESCO-n para se të vendoset koncesioni i Butrintit në Kuvend. Nuk mund të hyjmë në një gjykim duke na fshehur të vërtetat. Është e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të jetë e bindur 100% në shkeljet e Kushtetutës. Butrinti nuk është pasuria jonë, por e gjithë shqiptarëve. Kjo është një betejë përtej politikës dhe na takon të gjithëve si shqiptarë.

Kërkesa e dytë është në lidhje me thirrjen e dëshmitarëve për Butrintin. Gjykata duhet të dëgjojë ata që kanë qenë pjesë e vendimmarrjes. Nuk mund të bëhet një proces kushtetues pa dëgjuar atë që thotë që Butrinti është grek. Kam kërkuar të thirret ish-kongresmeni amerikan që është marrë me çështjet shqiptare. Që flet për modelin amerikan”, deklaroi ajo.

Zhupa parashtroi një sërë kërkesash:

1.       Të gjitha komunikimet zyrtare mes shtetit shqiptar me UNESCO, që lidhen me koncesionin e Butrintit;
2.       Thirrja e dëshmitarëve për çështjen, ekspertë të fushës dhe njohës të Trashëgimisë Kulturore të Butrintit;
3.       Kërkojmë thirrjen e fondacionit shqiptaro-amerikan, kërkojmë të thirret adf, si subjekt i interesuar;
4.       Moslegjitimimi i fondacionit për menaxhimin e Butrintit, si i pabazuar në ligj;
5.       Pezullimin e vënies në zbatim të ligjit;

ina zhupa butrinti ne kushtetuese

Sondazh

Poll