Aktualitet

Dhuna barbare ndaj kushërinjve Maja, Klodiana Lala: Filmimi i videos, mesazh prej “Don Corleoneje”

Lala tha se vetë dhunuesit e kanë filmuar ngjarjen dhe videon e kanë shpërndarë më pas qëllimisht në rrjetet sociale.

11 Korrik 2023, 00:14 Nga I.A
Dhuna barbare ndaj kushërinjve Maja, Klodiana Lala: Filmimi i videos,
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se filmimi i dhunës barbare e ushtruar nga fisi Rraja ndaj 2 kushërinjve Maja në Fushë Krujë të enjten e 6 Korrikut, ishte një mesazh drejtuar banorëve të tjerë të fshatit Borizanë që protestonin kundër gurores së Rrajave. E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Lala tha se vetë dhunuesit e kanë filmuar ngjarjen dhe videon e kanë shpërndarë më pas qëllimisht në rrjetet sociale.

“Është filmuar nga ana e tyre, nga dhunuesit barbarë, të cilët donin t’u dërgoni mesazh të gjithë personave që protestonin që nëse do ta vijonin këtë histori ata do t’u bënin të njëjtën gjë të gjithëve, pra ishte një mesazh prej “Don Corleoneje”, që nëse ju flisni ne do t’ju shkrijmë të gjithëve dhe do t’ju vdesim të gjithëve”, tha Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Korrik 2023, 21:40 Dosja

Newsroom 5 | Kush i denigron gazetarët?

Newsroom TIRANË- Newsroom rikthehet me episodin e 5 për të diskutuar një tjetër temë: Kush i denigron gazetarët? Kë...