Aktualitet

Kush po i sulmon gazetarët? Bledian Koka në Newsroom: Kur është pushteti...lajm i mirë! Më shqetëson paqja dhe konformizmi

Bledian Koka tha se një sulm ndaj një media apo dhe një gazetari, tregon që ka shqetësuar pushtetin.

10 Korrik 2023, 21:42 Nga k.m.
Kush po i sulmon gazetarët? Bledian Koka në Newsroom: Kur
Bledian Koka

TIRANË- Gazetari i Syri TV, Bledian Koka e sheh si një lajm të mirë konfliktin mes medias dhe politikës. Gjatë fjalës së tij në emisionin Newsroom në Dosja.al me Fjola Graçin, Koka tha se një sulm ndaj një media apo dhe një gazetari, tregon që ka shqetësuar pushtetin.

"Çdo gjë është relative. Po kështu edhe informacioni dhe sulmi. Gjithsekush po ta shikoni, në një botë ku mjetet e komunikimit janë të shumta, gjithsekush ka të vërtetën e tij. Edhe politikani, edhe gazetari. Jam shumë optimist sa herë ka një konflikt mes politikanit dhe gazetarit, sepse mua më shqetëson paqja dhe konformizmi. Askush nuk kursen askënd. Po ta shikoni në përgjegjësi i vetmi outlet që e ruaj një lloj etike, edhe pse këtu shpeshherë tejkalohet është televizioni. Në portal është më e lehtë të bësh një titull denigrues që sulmon dhe kështu kërkon të arrish më shumë vëmendje. Por edhe politikani ka të drejtë sepse ti kur e quan 'hajduti filan firmos këtë tender'. Në momentin kur ti thua hajduti kjo është pak ofensive. Unë mendoj që për aq kohë përsa konflikti mbetet verbal, maksimumi le të shkojë në gjykatë...Ne jemi rritur sipas modeleve të mediave italiane, pra Shqipëria i ka këto rreziqe. Ne falë zotit nuk kemi dëgjuar që një gazetar është asgjesuar, por që ka pasur gazetarë që janë dhunuar fizikisht, padiskutim që po. Por nuk jam që të shkojmë në këtë pikë. Unë them që kur ka konflikt mes medias dhe politikës, kjo është një lajm i mirë,"-tha gazetari.

Për më shumë ndiqni emisionin e plotë në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, Dosja.al &Newsroom Albania.

*Newsroom është një program që për herë të parë diskuton problemet dhe sfidat e medias dhe gazetarisë shqiptare.

bledian koka newroom

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Korrik 2023, 21:40 Dosja

Newsroom 5 | Kush i denigron gazetarët?

Newsroom TIRANË- Newsroom rikthehet me episodin e 5 për të diskutuar një tjetër temë: Kush i denigron gazetarët? Kë...