Aktualitet

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, 'Benzi' përplas 79-vjeçarin, i moshuari humb jetën në spital

Mësohet se një makinë tip Benz ka përplasur një 79-vjeçar.

10 Korrik 2023, 22:15 Nga I.A
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, 'Benzi' përplas
Foto ilustruese

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Mësohet se një makinë tip Benz ka përplasur një 79-vjeçar. Nga aksidenti i moshuari ka humbur jetën pas mbërritjes në spitalin e Elbasanit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë.    

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengel, automjeti tip "Benz", që drejtohej nga shtetasi Xh. A., 34 vjeç, ka aksidentuar shtetasin O. B., 79 vjeç, këmbësor. 79-vjeçari pas mbërritjes në Spitalin Rajonal Elbasan, ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit

aksident ne aksin elbasan-librazhd

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Korrik 2023, 21:40 Dosja

Newsroom 5 | Kush i denigron gazetarët?

Newsroom TIRANË- Newsroom rikthehet me episodin e 5 për të diskutuar një tjetër temë: Kush i denigron gazetarët? Kë...