Aktualitet

"Politika ndikon me korrupsion"/ Erebara në Newsroom: Tenderat vidhen, paratë i merr edhe media

Megjithatë, ka një moment kur marrëdhëniet prishen dhe prodhojnë edhe "fake-news".

10 Korrik 2023, 21:52 Nga Dosja.al
"Politika ndikon me korrupsion"/ Erebara në Newsroom: Tenderat
Gjergj Erebara

TIRANË- Gazetari i Balkan Investigative Reporting Network, gjithashtu i njohur si BIRN, Gjergj Erebara ka folur për marrëdhënien, sipas tij shpeshherë korruptive, politikë-media. I ftuar në emisionin Newsroom në Dosja.al me Fjola Graçin, Gjergj Erebara tha se media nuk ndikon në politikë, por e kundërta po. E gjitha vjen pas pushtetit të parave që merren nga tenderat që financohen nga taksapaguesit. Megjithatë, ka një moment kur marrëdhëniet prishen dhe prodhojnë edhe "fake-news".

"Mjedisi mediatik është shumë i korruptuar, por këto para nuk vidhen nga vetë media. Paratë fillimisht merren nga tatimpaguesit. është korrupsion politik që transferohet në media dhe jo e kundërta. Ta kemi parasysh këtë gjë. Në rastin që kemi parasysh këtë gjë. Tenderat vidhen në buxhetin e shtetit dhe financohen media, atëherë kemi shumë media që janë pjesë e zinxhirit të korrupsionit. Në këtë pikë normalisht qëështë një marrëdhënie oligarkike dhe shumë shpesh prishën. Nuk janë konstante. Janë gjithë kohës duke u zënë se kush ka kuotën më të lartë. Zënkan shfaqen në sulmet e portaleve që supozohet se janë anonime. Gjëja kryesore që publiku duhet të ketë parasysh është autorsia e gazetarëve. Publiku duhet që të edukohet dhe që të ndjekë gazetarët që i pëlqen. Autorësia në media është përcaktuese,"-tha Erebara.

Për më shumë ndiqni emisionin e plotë në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, Dosja.al &Newsroom Albania.

*Newsroom është një program që për herë të parë diskuton problemet dhe sfidat e medias dhe gazetarisë shqiptare.

gjergj erebara newsroom

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Korrik 2023, 21:40 Dosja

Newsroom 5 | Kush i denigron gazetarët?

Newsroom TIRANË- Newsroom rikthehet me episodin e 5 për të diskutuar një tjetër temë: Kush i denigron gazetarët? Kë...