Aktualitet

Gjergj Erebara në Newsroom: Media e varur nga politika. 'Lali Eri' në TV? Propagandë e bashkisë

10 Korrik 2023, 21:47 Nga Dosja
Gjergj Erebara në Newsroom: Media e varur nga politika. 'Lali
Gjergj Erebara

TIRANË- Gazetari i Balkan Investigative Reporting Network, gjithashtu i njohur si BIRN, Gjergj Erebara ka folur për varësinë e medias nga politika. I ftuar në emisionin Newsroom në Dosja.al me Fjola Graçin, Gjergj Erebara tha se edhe pse ndër vite numri i mediave të reja është shtuar, e kundërta ka ndodhur me gazetarët që raportojnë. Tashmë, sipas tij, televizionet dhe portalet, furnizohen me të ashtuquajturat "kaseta".

"Media gjithnjë e më shumë në Shqipëri është nën tutelën e politikanëve, media që financohet nga reklama është tkurrur. Pjesa e parave të politikës, qoftë përmes kontratave koncesionare; nëpër media themi që ky televizion është i lidhur me "X" ose "Y" koncesion. Ky lloj kontrolli i medias nga politikanët është i kushtëzuar në atë farë pikë, sa një pjesë e konsiderueshme e lajmeve që qytetarët shohin nuk janë lajme që janë prodhuar nga gazetarët por nga zyrat e propagandës. Sa herë sheh "Lali Erin" në televizor, ti e di që nuk është një lajm i prodhuar nga një gazetar, është një propagandë e prodhuar nga vetë Bashkia. Detyra jonë është jonë që të këtë ta evidentojmë. Gjatë këtyrë viteve, numri i mediave është rritur por numri i gazetarëve që realisht janë duke raportuar është në rënie. Pronarët e medias furnizohen nga kaseta të gatshme, rezultati është që nuk ka më nevojë për gazetarë,"-u shpreh në fjalën e tij Erebara.

Për më shumë ndiqni emisionin e plotë në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, Dosja.al &Newsroom Albania.

*Newsroom është një program që për herë të parë diskuton problemet dhe sfidat e medias dhe gazetarisë shqiptare.

gjergj erebara newsroom

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Korrik 2023, 21:40 Dosja

Newsroom 5 | Kush i denigron gazetarët?

Newsroom TIRANË- Newsroom rikthehet me episodin e 5 për të diskutuar një tjetër temë: Kush i denigron gazetarët? Kë...