Aktualitet

Ku është ish-zv.kryeministri? Artan Hoxha: Ahmetaj është regjistruar në TIMS. Ka lëvizur në një vend të BE, në kufi me Shqipërinë

Arben Ahmetaj është larguar drejt një vendi fqinj dhe e ka kaluar kufirin ditën e premte.

10 Korrik 2023, 21:06 Nga k.m.
Ku është ish-zv.kryeministri? Artan Hoxha: Ahmetaj është
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha deklaroi se ish-zv.kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj nuk ndodhet në territorin e Shqipërisë. Sipas gazetarit, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Ahmetaj është larguar drejt një vendi fqinj dhe e ka kaluar kufirin ditën e premte.

"Nga kontakti që unë kam pasur sot më rezulton se Ahmetaj nuk është në Shqipëri, por gjithsesi kjo është një gjë që do e shohim nesër. Ai duhet të paraqitet ai ose avokati i tij. Mesa informacion kam unë më rezulton që ai ka lëvizur nga vendi, është regjistruar në TIMS. Ka lëvizur në një vend të BE, në kufi me Shqipërinë. Deri tani e kam ndjekur me vëmendje, ka qenë vetëm reagimi i avokatit. Po të shikojmë sesi ka shkuar situata, nuk do të çuditesha po të mos paraqitej. Nëse ndjekim precedentin Koka dhe Bllako, nuk janë marrë asnjëherë në pyetje,"-tha ndër të tjera Artan Hoxha.

artan hoxha arben ahmetaj ne spak

Sondazh

Poll