Aktualitet

Dhuna ndaj kushërinjve Maja/ Lala: Organizatori i parë Xhelal Rraja, njihet me nofkën "gjyshi"

Lala tha se Xhelal Rraja njihet me nofkën “gjyshi” dhe është familjar i afërt me disa nga eksponentë të krimit, të cilët akuzohen për vepra penale të rënda.

10 Korrik 2023, 23:26 Nga I.A
Dhuna ndaj kushërinjve Maja/ Lala: Organizatori i parë Xhelal Rraja,
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se një nga organizatorët kryesorë për dhunën barbare të Rrajave ndaj kushërinjve Maja, është Xhelal Rraja. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Lala tha se Xhelal Rraja njihet me nofkën “gjyshi” dhe është familjar i afërt me disa nga eksponentë të krimit, të cilët akuzohen për vepra penale të rënda.

Klodiana Lala: Organizatorët e kësaj ngjarje, që është Xhelal Rraja i pari dhe e dini kush është? Njihet me nofkën “gjyshi”, është babai i Ramazan Rrajës, i cili është i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, është i arrestuar. Xhelal Rraja është xhaxhai i Redjan Rrajës, i arrestuar si ekzekutor në ngjarjen e 1 Nëntorit 2019. Flamur Rraja është vëllau tjetër i ish-deputetit socialist. Rexhep Raja ëshë i biri. A e mbani mend se çfarë ndodhi në rastin e Xhisielës? U desh dëshmia e një oficeri police, i cili sot është në azil, i cili zbuloi një skandal të tmerrshëm. U hesht në rastin e Xhisielës përveç disa gazetarëve që e ngritën zërin dhe oficeri i policisë, dhe çfarë ndodhi? Ja kemi këtë situatën. Dhe Rrajat nuk është se i la politika, por i mbyti zullumi i vet, pra shkuan deri në atë pikë ku nuk kishte më se çfarë t’i mbronte.

xhelal rraja klodiana lala

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Korrik 2023, 21:40 Dosja

Newsroom 5 | Kush i denigron gazetarët?

Newsroom TIRANË- Newsroom rikthehet me episodin e 5 për të diskutuar një tjetër temë: Kush i denigron gazetarët? Kë...