Aktualitet

U aksidentua me zetor, humb jetën 74-vjeçari në Cërrik

Mësohet se i moshuari humbi jetën pasi u përmbys duke drejtuar mjetin bujqësor 'Zetor'.

10 Korrik 2023, 20:46 Nga I.A

U aksidentua me zetor, humb jetën 74-vjeçari në Cërrik

CËRRIK- Një 74-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Cërrik. Mësohet se i moshuari humbi jetën pasi u përmbys duke drejtuar mjetin bujqësor 'Zetor'. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia.

Njoftimi i Policisë:

Cërrik/Informacion paraprak Rreth orës 19:15, në rrugë rurale, në fshatin Dëshiran, Belsh, shtetasi R. Q., 74 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor 'Zetor', dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përmbysur. Drejtuesi i mjetit shtetasi R. Q., ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

aksident ne cerrik

Sondazh

Poll