Bota

'Do të ketë pasoja për sigurinë në Europë'/ Kremlini kërcënon pasi NATO lehtësoi kriteret për anëtarësimin e Ukrainës

Edhe nesër NATO do të mbajë një samit në Vilnius, Lituani, që synon të tregojë solidaritet me Ukrainën.

10 Korrik 2023, 16:18 Nga a.l
'Do të ketë pasoja për sigurinë në
Foto ilustruese

RUSI- Kremlini kërcënon se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të sillte pasoja për sigurinë e Evropës. 

 "Ju e dini pozicionin absolutisht të qartë dhe të qëndrueshëm të Federatës Ruse se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të ketë pasoja shumë, shumë negative për arkitekturën e sigurisë, arkitekturën tashmë gjysmë të shkatërruar të sigurisë në Evropë", tha Peskov. 

Aleanca ka vendosur të heqë një kërkesë burokratike për anëtarësim, duke i mundësuar Ukrainës të bashkohet më shpejt kur të përfundojë lufta, shkruajnë mediat e huaja. Edhe nesër NATO do të mbajë një samit në Vilnius, Lituani, që synon të tregojë solidaritet me Ukrainën.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll