Bota

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Në samitin e ardhshëm në Vilnius do të shpallim paketa të reja mbështetëse për Ukrainën

Gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e tij francez Sebastien Lecornu në Berlin, Pistorius shtoi se ai pret që samiti i NATO-s të jetë i bashkuar në fokus të situatës aktuale të luftës në Ukrainë.

10 Korrik 2023, 14:24 Nga a.l
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Në samitin e ardhshëm në Vilnius do
Boris Pistorius

GJERMANI- Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius njofton se Gjermani do të shpallë paketa të reja mbështetjeje për Ukrainën gjatë samitit të ardhshëm të NATO-s në Vilnius, Lituani. 

"Puna paraprake është "praktikisht e përfunduar", tha Pistorius.

Gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e tij francez Sebastien Lecornu në Berlin, Pistorius shtoi se ai pret që samiti i NATO-s të jetë i bashkuar në fokus të situatës aktuale të luftës në Ukrainë, shkruan CNN. 

Pistorius tha gjithashtu se ai po vëzhgon çështjen e pranimit të Suedisë në NATO dhe si do të veprojnë Turqia dhe Hungaria. Lecornu tha se ishte thelbësore për aleatët që Suedia të bëhet anëtare e NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur. 

boris pistorius

Sondazh

Poll