10 Korrik 2023, 15:28
Nga a.l
Përgjimi
KOSOVË- Gazeta Nacionale ka publikuar pjesën e parë të përgjimit të bisedave të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiç.
Gazetari Berat Buzhala në hyrjen e përgjimeve të para ka zbuluar se këto incizme janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiçit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
Në hyrje të bisedës, Slavko Simiç i përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiçin. Njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit dhe i dyshuar për rastin Brezovica.
Në atë moment, Kusari-Lila ndërhyn duke i thënë “3-4 minuta”. Pra, duke pretenduar se nuk ka biseduar me Radojiçiçin 30-40 minuta, por 3-4 minuta, raporton ekskluzivisht Nacionale.
Në përgjimet e tjera që do të publikohen ditët në vazhdim Kusari-lila koordinohet me Listën Serbe për temën e veteranëve, i ofendon kolegët e vetë nga partitë në opozitë dhe një letër që Radojiçiç i ka dërguar shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
Slavko Simiç dëgjohet teksa i thotë Kusari-Lilës se ne që nga fillimi kemi pasur raport partnerësh. Këtë, shefja e deputetëve të VV-së nuk e mohon asnjëherë.
PJESË NGA BISEDA:
Slavko: "Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje"
Mimoza: "Dy tre minuta"
Slavko: "Një herë keni bisedu gjatë, ku keni bisedu për energjinë në veri, a e mban mend"
Slavko: “Kemi provu me gjetë zgjedhje edhe me ndërtu një raporto partnerësh dhe çfarë ndodhi, njeri që marrim direkt instruksione, që e ka një diapazon të gjanë për secilin prej nesh, pa të cilin nuk mund të bëjmë asgjë... disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet me ndiku as Vuçiçi.”
Mimoza: “E kush është kryesori, Rakiç apo?”
Slavko: “Milani bre është kryesori, po çfarë Rakiçi, i cili është veç kryetar i Listës Serbe dhe anëtar i Qeverisë, ama kur të vjen puna për me marrë vendime, për këtë sene nuk ka nevojë as me më pyet sepse t’i kam shpejgu kur kemi bisedu... Njeriu nuk e ka meritu aspak tretmanin që i është bërë, duke e futë në listën e ndalimit”
Mimoza: "Pse po më thua mua?"
Slavko: “Ti mu më ke thënë, ti mu më ke thënë që ki me folë me kryeministrin edhe që kryeministri ka me shiku se për çka bëhet fjalë, që ka me folë edhe me ministren e Drejtësisë edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, a është qishtu? Pastaj kur e kemi pasë situatën me zgjedhjet, vetëm po të kthej pak në retrospektivë... edhe ti e ki pamjen e gjanë, asnjë palë zgjedhje nuk kishin me u ba në veri të vendit, mos t’ish kanë Millani edhe heqja e barrikadave, ai nuk është aspak person destruktiv për Kosovën...”
Slavko: “Ti e din që prej fillimit që e kemi pasë një raport partnerësh..., e tash ti mu po më pyet për këtë ligj kur na kena probleme më të mëdhaja.”
Mimoza: “E di Slavko, e di, ama tash krejt këto pika që janë në agjendë e ato nuk mund të hjekën nëse ne nuk votojmë ashtu siç kemi folë ose nëse qeveria nuk tërhiqet...”
Video më poshtë e keni përgjimin e plotë të pjesë së parë.
mimoza kusari-lila
Bota
10 Korrik 2023, 15:23
a.l
Besnik Tahiri
KOSOVË- Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ne seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës,&nbs...
Bota
10 Korrik 2023, 15:16
a.l
Glauk Konjufca dhe Memli Krasniqi
KOSOVË- Thirrjet për zgjedhjet e reja parlamentare, kanë nxitur disa replika mes kryetarit t&eu...
Bota
10 Korrik 2023, 15:12
a.l
Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Seanca e Kuvendit të Kosovës sot filloi me një minutë heshtje, për të nderuar viktim...
Bota
10 Korrik 2023, 14:43
A.B
Foto ilustruese
ITALI-Pas 50 vitesh kolera kthehet në Sardenjë.
Një i moshuar nga Arbus është shtruar n&...
Bota
10 Korrik 2023, 14:32
a.l
Dogana e Kosovës
KOSOVË- Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci deklaron se dogana e Kosovës po vazhdon të z...
Bota
10 Korrik 2023, 14:24
a.l
Boris Pistorius
GJERMANI- Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius njofton se Gjermani do të shpallë paketa të reja mbështetjeje p&...
Bota
10 Korrik 2023, 14:14
a.l
Rishi Sunak dhe Joe Biden
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe presidenti amerikan Joe Biden në përfundim të takimit...
Bota
10 Korrik 2023, 13:58
foto ilustruese
ARTICLE 19 e cila është një organizatë ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut është...
Bota
10 Korrik 2023, 13:54
a.l
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Pas dështimit të grushtit të shtetit në fund të qershorit, dilema për mediat ndërkombëtare...
Bota
10 Korrik 2023, 13:32
a.l
Jakov Milatoviç dhe Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç shprehet se nuk ndan të nj...