Bota

Ndalimi i importit të mallrave nga Serbia/ Zëdhënësi i Doganës në Kosovë: Veprojmë sipas vendimit të Qeverisë

Stavileci po ashtu ka sqaruar se nuk ka ndalesa as kur bëhet fjalë për transitin e mallrave të prodhuara në Serbi. 

10 Korrik 2023, 14:32 Nga a.l
Ndalimi i importit të mallrave nga Serbia/ Zëdhënësi i
Dogana e Kosovës

KOSOVË-  Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci deklaron se dogana e Kosovës po vazhdon të zbatojë vendimin e Qeverisë për ndalimin e importit të mallrave të prodhuara në Serbi. Në një intervistë për mediat kosovare, Stavileci saktësoi se Dogana është e detyruar të veprojë sipas vendimit të Qeverisë.

“Dogana në pikat kufitare, në bashkëpunim me Policinë, e zbaton këtë vendim”, ka thënë Stavileci.

Ai gjithashtu ka sqaruar se vendimi fillestar i Qeverisë i referohej ndalimit të hyrjes së kamionëve me targa të Serbisë në Kosovë, por më pas vendimi u ndryshua dhe u lejua hyrja e kamionëve me targat e Serbisë, porse mbeti në fuqi masa e ndalimit absolut të importit të produkteve serbe.

Stavileci po ashtu ka sqaruar se nuk ka ndalesa as kur bëhet fjalë për transitin e mallrave të prodhuara në Serbi. 

kosove

Sondazh

Poll