Bota

Pas 50 vitesh rikthehet kolera në Sardenjë

Vendi dhe dita e infektimit nuk dihen, por dyshohet se infektimin ky persona e ka marrë nga ushqimet e detit. 

10 Korrik 2023, 14:43 Nga A.B
Pas 50 vitesh rikthehet kolera në Sardenjë
Foto ilustruese

ITALI-Pas 50 vitesh kolera kthehet në Sardenjë.

Një i moshuar nga Arbus është shtruar në departamentin e sëmundjeve infektive të spitalit Santissima Trinità në Cagliari i infektuar nga kolera. Gjendja e tij është stabile dhe po përmirësohet. Pacienti, i cili vuan nga sëmundjet e zemrës, ndodhet në spital prej pesë ditësh. Vendi dhe dita e infektimit nuk dihen, por dyshohet se infektimin e ka marrë nga ushqimet e detit. 

Sipas raportimeve të L'Unione Sarda , i moshuari i kishte simptomat e para rreth një muaj më parë dhe ky element vështirëson përcaktimin e saktë të momentit të infektimit. Mjekët po kryejnë kontrolle epidemiologjike tek familjarët e pacientit që jetojnë në zonën e Medio Campidano.

Kolera është një infeksion akut diarreal i shkaktuar nga bakteri Vibrio cholerae. Transmetimi i tij ndodh me kontakt oral, direkt ose indirekt, me feçe ose ushqim të kontaminuar dhe në rastet më të rënda mund të çojë në fenomene të rrezikshme dehidrimi. Simptomat përfshijnë diarre me ujë dhe të vjella. Bakteri i kolerës është kryesisht i pranishëm në ujë dhe mund të kontaminojë ushqime të tilla si molusqet dhe produktet e peshkimit, të cilat, nëse hahen të papërpunuara ose të paziera, mund të transmetojnë infeksionin./Dosja.al

kolera sardenja

Sondazh

Poll