Bota

Konjufca dhe Krasniqi debat në Kuvend, kryetari i PDK-së: Të mbahen zgjedhje të reja! T'ia kthejmë mandatin qytetarëve

Pas kësaj reagoi kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se Kuvendi nuk po arrin të votojë asnjë projektligj, prandaj zgjidhja më e mirë është shpërndarja e Kuvendit dhe shkuarja në zgjedhje të reja.

10 Korrik 2023, 15:16 Nga a.l
Konjufca dhe Krasniqi debat në Kuvend, kryetari i PDK-së: Të
Glauk Konjufca dhe Memli Krasniqi

KOSOVË-  Thirrjet për zgjedhjet e reja parlamentare, kanë nxitur disa replika mes kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Konjufca ndërsa njoftoi për disa projektligje që pritet të votohen, tha se zgjedhjet mund të bëhen vetëm sipas afateve ligjore. 

Pas kësaj reagoi kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se Kuvendi nuk po arrin të votojë asnjë projektligj, prandaj zgjidhja më e mirë është shpërndarja e Kuvendit dhe shkuarja në zgjedhje të reja.

“Ky Kuvend ku nuk punojnë as pajisjet nuk duhet më vazhdu punën. Po ju ftoj publikisht ta bëjmë një mocion dhe ta shpërndajmë Kuvendin, nuk është në gjendje të votojë asgjë. Është bllokim total në punën e brendshme, e lërë më jashtë që keni sjellë edhe sanksione. Të merremi vesh dhe të shkojmë në zgjedhje të reja, t’ia kthejmë mandatin qytetarëve”, u shpreh Krasniqi. 

Seanca e Kuvendit ka nisur rreth orës 11:00, ku në rend dite janë votimi i disa projektligjeve.  

mblidhet kuvendi i kosoves 10 korrik 2023

Sondazh

Poll