Bota

Përgjimi i Mimoza Kusari-Lilës me deputetin serb dhe kërkesa për 'bashkëpunim' me Radoiçiç/ Reagon PDK: Albin me koordinim a pa koordinim?

“Nacionale” sot ka publikuar pjesën e parë të këtyre përgjimeve, ndërkaq, pjesët e tjera ku përmenden persona të tjerë janë paralajmëruar se do të publikohen ditët në vijim.  

10 Korrik 2023, 15:51 Nga a.l
Përgjimi i Mimoza Kusari-Lilës me deputetin serb dhe kërkesa
Memli Krasniqi

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit të përgjimeve mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me deputetin serb Slavko Simiçin e Listës Serbe, për Milan Radoiçiçin, një biedë ku në dukje, deputeti i Listës Serbe i kërkon Kusari-Lilës bashkëpunim. Milan Radoiçiç është në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit dhe i dyshuar për rastin Brezovica. Krasniqi në një postim në Facebook, ka pyetur kryeministrin Kurti nëse kjo bisedë ka ndodhur “me koordinim a pa koordinim”. 

“Albin, me Milanin Radoiçiçin, a me koordinim a pa koordinim?”, ka shkruar Krasniqi.

“Nacionale” sot ka publikuar pjesën e parë të këtyre përgjimeve, ndërkaq, pjesët e tjera ku përmenden persona të tjerë janë paralajmëruar se do të publikohen ditët në vijim.  

memli krasniqi

Sondazh

Poll