Bota

Dështimi i grushtit të shtetit/ DILEMA- Ku ndodhet Prigozhin? Media franceze: Shefi i 'Wagner' është në Moskë

Mediumi francez citon burime të inteligjencës perëndimore që thonë se ai u takua me Vladimir Putin në fillim të muajit për të negociuar fatin e forcave të tij paraushtarake. Prigozhin u takua gjithashtu me gjeneralin Viktor Zolotov, komandant i Gardës Kombëtare Ruse dhe Ser

10 Korrik 2023, 13:54 Nga a.l
Dështimi i grushtit të shtetit/ DILEMA- Ku ndodhet Prigozhin? Media
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Pas dështimit të grushtit të shtetit në fund të qershorit, dilema për mediat ndërkombëtare ka qenë vendodhja e shefit të grupit mercenar 'Wagner'. Mediat franceze pretendojnë se Yevgeny Prigozhin aktualisht ndodhet në Moskë, ashtu siç raportoi më herët edhe një nga gjeneralët që ai po përpiqej të rrëzonte, Valrey Gerasimov. 

Sipas mediumit francez Liberation, udhëheqësi i Wagner ndodhet në kryeqytetin rus që nga 1 korriku. Mediumi francez citon burime të inteligjencës perëndimore që thonë se ai u takua me Vladimir Putin në fillim të muajit për të negociuar fatin e forcave të tij paraushtarake.

Prigozhin u takua gjithashtu me gjeneralin Viktor Zolotov, komandant i Gardës Kombëtare Ruse dhe Sergei Naryshkin, kreun e inteligjencës së jashtme ruse.

Më 24 qershor, mercenarët e ëagner u nisën në një kolonë drejt Moskës për të rrëzuar gjeneralin Gerasimov dhe ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu, duke pushtuar qytetet ruse ndërsa shkonin. Muajin e kaluar, presidenti bjellorus tha se Prigozhin udhëtoi për në vendin e tij, përpara se të konfirmonte se ishte larguar sërish nga Bjellorusia diku para 6 korrikut. 

yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll