Bota

'Ne e kemi njohur Kosovën'/ Milatoviç në Beograd: Nuk ndajmë të njëjtin qëndrim me Serbinë për këtë çështje!

Milatoviç theksoi se prioritet si në Kosovë ashtu edhe në Serbi dhe në Mal të Zi aktualisht është shtensionimi i situatës në Veri, ndërsa shtoi se procesi i dialogut mes dy vendeve duhet të vijojë. 

10 Korrik 2023, 13:32 Nga a.l
'Ne e kemi njohur Kosovën'/ Milatoviç në Beograd: Nuk
Jakov Milatoviç dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç shprehet se nuk ndan të njejtin qëndrim me Serbinë sa i takon çështjes së Kosovës. Në një konferencë për mediat me presidentin Aleksandër Vuçiç pas takimit në Beograd, ai është shprehur se Mal i Zi dhe Serbia kanë 95 përqind të çështjeve që i bashkojnë, përjashtuar ajo e Kosovës, shkruan Danas. 

“Në këtë kuptim, nuk di çfarë të them tjetër pa e shprehur sinqerisht qëndrimin tim. Nuk jam i lumtur për tensionet dhe apeloj sërish për deeskalim. Mendoj se duhen dy vetë për tango. Qëndrimi i BE-së dhe dialogu që ekziston në platformën e prezantuar nga BE-ja është ajo që Podgorica zyrtare e mirëpret sot”, tha Milatoviç. 

Ai ka përkujtuar se Kosova është njohur nga Podgorica në vitin 2008 dhe ka thënë se është e nevojshme të kuptohet qëndrimi i Serbisë. Milatoviç theksoi se prioritet si në Kosovë ashtu edhe në Serbi dhe në Mal të Zi aktualisht është shtensionimi i situatës në Veri, ndërsa shtoi se procesi i dialogut mes dy vendeve duhet të vijojë. 

Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që presidenti i Malit të Zi ndodhet për një vizitë zyrtare në Serbi.

jakov milatovic aleksander vucic

Sondazh

Poll