Bota

'Janë informacione të reja'/ Specialja rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Selimit lidhur me dy njoftime

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith tha se paragrafi 58 përbën sqarime të lidhura me informacione të mëhershme të dhëna nga dëshmitari.

10 Korrik 2023, 13:12 Nga a.l
'Janë informacione të reja'/ Specialja rrëzon
Gjyqi në Hagë

HAGË- Gjykata Speciale në çështjen e ish-krerëve tëUÇK-së ka vendosur të rrëzojë kërkesën e avokatit mbrojtes së Rexhep Selimit, për paragrafët 58 dhe 64 të shënimit  njoftues për dëshmitarin 04337, me pretekstin se përbëjnë informacion të ri. 

Dëshmitari 04337 është dëshmitari i 12 në radhë në këtë çështje gjyqësore, i cili është duke raportuar në seancën e sotme. Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith tha se paragrafi 58 përbën sqarime të lidhura me informacione të mëhershme të dhëna nga dëshmitari.

‘‘Fakti që dëshmitari shton hollësi lidhur me dëshmi të dhëna më herët, nuk përbën arsye për të mos u përfshirë në deklaratën e tij dhe si rezultat paragrafi 58 mund të pranohet së bashku me pjesën tjetër të shënimit përgatitor sipas rregullit 154’’, tha ai.

Ndërsa,  lidhur me paragrafin 64 gjykatësi Smith tha se trupi gjykues pajtohet me parashtrimin e mbrojtjes që informacioni që përfshin paragrafi 64 është i ri.

‘‘Trupi gjykues gjithashtu pranon që incidenti i përshkruar në këtë paragraf nuk është i përmendur në aktakuzë, nuk është i përmendur as në dosje paraprake të ZPS-së dhe nuk është i përmendur më herët në deklaratat e dëshmitarit 04337’’, shtoi ai.

Ai theksoi se trupi gjykues mbi këtë bazë arrin në përfundimin se Selimi nuk është i akuzuar konkretisht lidhur me incidentin e përshkruar në paragrafin 64 dhe si rezultat, prova nuk do të pranohet për këto qëllime. Seanca është duke vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit 04337 në sesion privat. 

gjyqi ne hage

Sondazh

Poll