Bota

Erdogan vë KUSHTIN: Do të miratojmë anëtarësimin e Suedisë në NATO nëse evropianët 'hapin rrugën' ndaj Turqisë për BE

Erdogan, vendi i të cilit ka pezulluar miratimin përfundimtar të anëtarësimit të Suedisë në NATO, i bëri komentet në Ankara të hënën përpara se të nisej për në takimin e nivelit të lartë të aleancës në Vilnius, Lituani.

10 Korrik 2023, 12:55 Nga a.l
Erdogan vë KUSHTIN: Do të miratojmë anëtarësimin e
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se vendi i tij mund të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO nëse kombet evropiane hapin rrugën ndaj ofertës së Turqisë për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian. Erdogan, vendi i të cilit ka pezulluar miratimin përfundimtar të anëtarësimit të Suedisë në NATO, i bëri komentet në Ankara të hënën përpara se të nisej për në takimin e nivelit të lartë të aleancës në Vilnius, Lituani, shkruajnë mediat e huaja. 

“Turqia ka më shumë se 50 vjet që pret në derën e Bashkimit Evropian dhe pothuajse të gjitha vendet anëtare të NATO-s janë tashmë anëtare të Bashkimit Evropian. Unë po i bëj këtë thirrje këtyre vendeve që e kanë mbajtur Turqinë të presë para portave të Bashkimit Evropian për më shumë se 50 vjet. Ejani dhe hapni rrugën për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian. Kur të hapni rrugën për Turqinë, ne do t'i hapim rrugën Suedisë siç bëmë për Finlandën”, tha Erdogan.

Turqia është një kandidate për t'u bashkuar me BE, por oferta e saj për anëtarësim ka ngecur për shkak të kthimit demokratik të Ankarasë dhe mosmarrëveshjeve me Qipron, anëtare e BE-së. 

 

 

rexhep taip erdogan anetaresimi i suedise ne nato

Sondazh

Poll