Bota

'BE, tigër prej letre'/ Eurodeputeti gjerman komenton, deklaratat e Gërvallës: Politikanët janë përgjegjës për formimin e opsioneve

Në një postim në Twitter, Butikofer tha se ndan disa kritika të njëjta me Kosovën ndaj Bashkimit Europian. 

10 Korrik 2023, 12:18 Nga a.l
'BE, tigër prej letre'/ Eurodeputeti gjerman komenton, deklaratat
Reinhard Butikofer

KOSOVË- Eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer ka komentuar fjalimin e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla në Forumin e Dubrovnikut të shtunën në Kroaci, në të cilin ajo e quajti BE-në “tigër prej letre”. Në një postim në Twitter, Butikofer tha se ndan disa kritika të njëjta me Kosovën ndaj Bashkimit Europian. 

“Politikanët nuk janë vetëm ekzekutues pasivë të shumicës së votimit, por janë përgjegjës për formimin e opsioneve aty ku janë të vështira për t’u gjetur”, shkroi Butikofer. 

Gërvalla kritikoi ashpër BE-në në një panel me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Të dy emisarët nuk ngurruan ta shprehnin kundërshtimin e tyre në raport me deklaratat e Gërvallës.

reinhard butikofer

Sondazh

Poll