Bota

Para samitit në Vilnius/ Biden takohet me Sunak në Downing Street, bisedime për Ukrainën

Kjo është hera e parë që Presidenti Biden viziton Downing Street si lider i SHBA-së dhe takimi i tij i gjashtë me Sunak në shtatë muaj.

10 Korrik 2023, 12:42 Nga a.l
Para samitit në Vilnius/ Biden takohet me Sunak në Downing Street,
Rishi Sunak dhe Joe Biden

BRITANI E MADHE- Presidenti amerikan Joe Biden është takuar me kryeministrin britanik Rishi Sunak në Downing Street. Në fokus të bisedimeve do të jetë lufta në Ukrainë. Ky takim vjen përpara samitit të NATO-së në Vilnius, Lituani, nesër, shkruajnë mediat e huaja. 

Kjo është hera e parë që Presidenti Biden viziton Downing Street si lider i SHBA-së dhe takimi i tij i gjashtë me Sunak në shtatë muaj. Presidenti Biden mbërriti me automjetin e tij, i njohur si “Bisha”  me një autokolonë shoqëruese të sigurisë.

Në samit, i cili do të zhvillohet edhe përgjatë ditës së nesërme, do të diskutohen një sërë çështjesh, ku kryefjalë do të jetë lufta në Ukrainë, por edhe ndasitë lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës dhe pranimin e Suedisë në NATO, e deri te rritja e furnizimeve me municion dhe shqyrtimi i planeve të mbrojtjes pas shumë dekadash. 

rishi sunak joe biden

Sondazh

Poll