Bota

Dha dorëheqjen si kryeministër i Holandës pas 'dështimit' për krizën e migrantëve, Mark Rutte heq dorë edhe nga politika: Pas zgjedhjeve do të largohem

Rutte dha dorëheqjen pasi nuk u arrit një marrëveshje për politkkat për krizën e migrantëve. 

10 Korrik 2023, 12:33 Nga a.l
Dha dorëheqjen si kryeministër i Holandës pas
Mark Rutte

HOLANDË- Pas dorëheqjen pak kohë më parë si kryeministër i Holandës, Mark Rutte ka marrë vendimin për t'u larguar nga policia. Rutte dha dorëheqjen pasi nuk u arrit një marrëveshje për politkat për krizën e migrantëve. 

“Ditët e fundit ka pasur shumë spekulime. Dje në mëngjes mora vendim që nuk do të jem më kryetar i VVD-së. Sapo të formohet kabineti i ri pas zgjedhjeve do të largohem nga politika", tha ai. 

Vendimi i Rutte do të shënojë fundin e mandatit të tij si kreu i qeverisë më jetëgjatë në historinë holandeze, shkruajnë mediat e huaja. Ai mori postin e kryeministrit në tetor 2010. Rutte, 56 vjeç, do të qëndrojë si kryeministër i përkohshëm derisa të formohet një qeveri e re pas zgjedhjeve të ardhshme, një proces që mund të zgjasë muaj duke pasur parasysh situatën politike të tensionuar të Holandës. 

mark rutte

Sondazh

Poll