Politike

'Ligjet'/ Bardhi: Ti japim leje që sot SPAK të kontrollojë, mos ketë kohë Ahmetaj të pastrojë shtëpinë, e të heqë materialet

Deputeti tha se duhet marrë që sot ky vendim në mënyrë që Ahmetaj mos të ketë kohë që të largojë nga banesa materialet që do duhen për procesin e hetimit. 

10 Korrik 2023, 12:18 Nga A.B
'Ligjet'/ Bardhi: Ti japim leje që sot SPAK të
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi kërkoi sërish mbledhjen e Këshillit e Mandateve në mënyrë që të merret vendimi për arrestimin e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Gjatë komisionit të ligjeve, deputeti tha se duhet marrë që sot ky vendim në mënyrë që Ahmetaj mos të ketë kohë që të largojë nga banesa materialet që do duhen për procesin e hetimit. 

'Iniciativat tuaja kanë probleme. Doni të na jepni konsensu, i votojmë që sot. Ne shkojmë në prokurori, kemi shkuar si kallëzuar dhe ato po japin efektet që kemi krijuar një grup parlamentar të PS te 313 ose në paraburgimin e Durrësit, më duket se e kanë rregulluar paraburgimin dhe i keni mbledhur të gjithë atje. Nuk është problemi jonë që ju vidhni dhe do duhet të përballeni me drejtësinë. Shprehni dhe ju vullnetin, ti japim leje që sot SPAK që të mos ketë kohë Arben Ahmetaj të pastrojë shtëpinë, të heqë informacione apo materiale që mund ti duhen për hetim SPAK'- tha Bardhi./Dosja.al

gazment bardhi komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll