Politike

SHKRESA/ Bardhi: Delegacioni i BE ka shprehur shqetësim për dy iniciativat e PS, kërkojmë opinionin e Komisionit të Venecias (VIDEO)

Bardhi tha se kërkesa e delegacionit të BE është që para se të ecin me iniciativa të tilla që prekin shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, do të duhet që ti drejtohen Komisionit të Venecias për një verifikim të këtyre nismave

10 Korrik 2023, 11:45 Nga DOSJA
SHKRESA/ Bardhi: Delegacioni i BE ka shprehur shqetësim për dy
Gazment Bardhi

TIRANE- Delegacioni i BE ka shprehur shqetësim per dy iniciativat e PS për Lustracionin. Letra e BE u zbardh nga kryetari i Grupit të PD, Gazment Bardhi gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve.

"Ju keni marrë një letër nga delegacioni i BE, ku ambasadorja e delegacionit, i ka drejtuar kryetares së Komisionit lidhur me dy ligjet e propozuar nga PS. Në letër iu bëhet me dije që kjo çështje lidhet me shtetin e së drejtës dhe të drejtave të njeriut, dhe si e tillë do të duhet që ky Komision ti referohet standardeve që ka vendosur Komisioni i Venecias në dy opinionet të tij. 

Në opinionin e vitit 2019 për ligjin e lustracionit të asaj kohe dhe në opinionin e vitit 2018 kur është propozuar Vettingu në politikë dhe kërkohet që për të dyja iniciativat, jo vetëm të mbahet në konsideratë, por të sigurohet që janë përmbushur standardet e Komisionit të Venecias.


Si e kuptoj unë shqetësimin e delegacionit të BE, kërkesa e tyre është që para se të ecim me iniciativa të tilla që prekin shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, do të duhet patjetër që ne ti drejtohemi Komisionit të Venecias për një verifikim të këtyre nismave", tha Bardhi.

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hofmann, përpara se të largohej nga vendi i ka dërguar një letër kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ku i kërkon që amendamentet të jenë në përputhje me kriteret e vendosura nga Komisioni i Venecias. 

SHKRESA/ Bardhi: Delegacioni i BE ka shprehur shqetësim për dy

Sondazh

Poll