Politike

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetaj, brenda dy ditëve do mblidhet Këshilli i Mandateve

Tashmë pritet mbledhja e Këshillit të Mandateve, që të shqyrtohet kërkesa për heqjen e mandatit të deputetit dhe më pas të kalohet në seancë plenare, nëse Ahmetaj nuk njofton heqjen dorë nga mandati, pasi ligjvënësit janë imunë dhe nuk mund të arrestohen pa lejen e Kuvendit.

10 Korrik 2023, 11:31 Nga DOSJA
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetaj, brenda dy ditëve do

TIRANË- Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, një nga dy çështjet kryesore të diskutuara është kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Tashmë pritet që brenda dy ditëve të caktohet mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të merret vendimi për mandatin e deputetit Arben Ahmetajt. Por në rast se ky i fundit jep dorëheqjen, i hap rrugë automatikisht arrestimit të tij.

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve do të shqyrtohet kërkesa për heqjen e mandatit të deputetit dhe më pas të kalohet në seancë plenare, nëse Ahmetaj nuk njofton heqjen dorë nga mandati, pasi ligjvënësit janë imunë dhe nuk mund të arrestohen pa lejen e Kuvendit. Mbi deputetin socialist rëndojnë 3 akuza: “korrupsion aktiv”, “pastrim parash” dhe “përfitime të paligjshme”. SPAK ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ahmetaj. Në Kuvend kanë mbërritur dy kërkesa, një për vendosjen e masën së sigurisë dhe një për të ushtruar kontroll në shtëpinë e deputetit, apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike.

Sondazh

Poll