Politike

Pr.ligjet/ Alibeaj i drejtohet mazhorancës: E ka marrë vesh dynjaja se çfarë ka bërë Rraja, Ahmetaj ka marrë rrugën

Alibeaj komentoi dorëheqjen e Rahman Rrajës dhe kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt.

10 Korrik 2023, 12:09 Nga A.B
Pr.ligjet/ Alibeaj i drejtohet mazhorancës: E ka marrë vesh dynjaja se
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Gjatë komisionit të Ligjeve, deputeti Enkelejd Alibeaj theksoi se nga ana e Partisë Socialiste nuk duhet të komentohet pjesa e moralit pasi së fundmi disa deputetë të tyre janë vënë pas hekurave. Ai përmendi Rahman Rrajën, për të cilin tha se e dinë të gjithë se çfarë ka bërë. Më tej, ai përmendi dhe kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. 

'Ky është një ligj që ka një bazë të madhe morale. Predikimet që i bën zoti Gogu këtu në fakt do duhet të jenë të sinqerta sic thashë. Ke të drejtë Toni kur thua për një ish-sekretar partie të dyshuar për spiunë të ish-sigurimit të shtetit. E ti e thua këtë kur jo më larg se dje një kolegu yt Rahman Rraja ka marrë vesh dynjaja se cfarë ka bërë, jo më larg se një orë më parë kolegu yt Arben Ahmetaj ka marrë rrugën për te 7 penxheret.

Ku është morali këtu? Ty nuk të shkon. Po ka një dozë morale ky projektligj'- tha Alibeaj. 

Ditën e sotme, komisioni i Ligjeve do shqyrtojë dy pr.ligje që kanë të bëjnë me pastërtinë e figurës së personave që ushtrojnë funksione publike si dhe ligjin për partitë politike të cilat preken në pikat ku flitet për lidhjet e të zgjedhurve me regjimin komunist./Dosja.al

enkelejd alibeaj komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll