Politike

SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, Kryemadhi: Lajm i mirë! Mos harro të ndalosh edhe pagesat e Bashkisë Tiranë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj.

10 Korrik 2023, 11:39 Nga A.B
SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, Kryemadhi: Lajm i mirë! Mos harro
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e 'Partisë së Lirisë', Monika Kryemadhi ka reaguar pas kërkesës së SPAK për të arrestuar zv.kryeministrin Arben Ahmetaj. Ajo e quan lajm të mirë, mirëpo shton se duhen bërë hetime dhe tek Bashkia e Tiranës, te pagesat që kryhen brenda institucionit. 

'Lajm i fundit: SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetaj, ish Zv Kryeministër. Te arrestuarit venë e vijnë, ndërsa PAGESAT vetem venë. Folloë the money….SPAK mos harro të ndalosh edhe pagesat e Bashkisë Tiranë!'- shkruan ajo. 

Çfarë ndodhi sot?

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Kërkesa mban datën 7 korrik 2023 dhe është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani. SPAK kërkon lejen për të kontrolluar banesën e deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike. Që të ekzekutohet kjo kërkesë do duhet që të jepet leja nga Kuvendi, ndërsa pritet edhe mbledhja e Këshillit të Mandateve, që të shqyrtohet kërkesa për heqjen e mandatit të deputetit dhe më pas të kalohet në seancë plenare, nëse Ahmetaj nuk njofton heqjen dorë nga mandati, pasi ligjvënësit janë imunë dhe nuk mund të arrestohen pa lejen e Kuvendit./Dosja.al

arben ahmetaj monika kryemadhi

Sondazh

Poll