Politike

SPAK kërkon autorizim në Kuvend për arrestimin e Ahmetajt, zbardhet SHKRESA, 3 akuzat që rëndojnë ndaj ish-ministrit

Kërkesa e SPAK bazohet në tre akuza: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë me fshehje pasurie.

10 Korrik 2023, 10:52 Nga A.B
SPAK kërkon autorizim në Kuvend për arrestimin e Ahmetajt,
Arben Ahmetaj

TIRANË- SPAK dorëzoi ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë shkresën për heqjen e imunitetit të ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj. Shkresa e siguruar nga Dosja.al është firmosur më 7 korrik, e dorëzimi te kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla është bërë ditën e sotme. 

Kërkesa e SPAK bazohet në tre akuza: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë me fshehje pasurie.

SPAK kërkon autorizim në Kuvend për arrestimin e Ahmetajt,

“Kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal/të banesës së deputetit’, thuhet në kërkesë.

Dokumenti

Lënda:

Kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal/të banesës së deputetit

Drejtuar:

Znj. Lindita NIKOLLA

KRYETARE E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

ENderuar znj. Kryetare e Kuvendit!

TIRANE

Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të K.Pr.Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal/të banesës së deputetit, në kuadrin e procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Duke qenë se hetimet në kuadrin e procedimit penal nr277/1 të vitit 2022 vazhdojnë në drejtim edhe të fakteve të tjera penale apo personave të tjerë të implikuar në ndodhjen e tyre, me qëllim respektimin e kuadrit ligjor procedurial penal mbi ruajtjen e sekretit hetimor, bazuar në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kërkojmë që çdo procedurë që do të zhvillohet, në lidhje me këtë kërkesë, nga Kuvendi i Republikës së ShqipërisëKëshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, të zhvillohet në seancë me dyer të mbyllura. Gjithashtu në respektim të nenit 288 pika 2, të K.Pr.Penale, bashkalidhur gjeni kërkesën dhe relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!

arben ahmetaj

Sondazh

Poll