Politike

Protesta/ Stërkaj flet për dhunën e policisë: Më rrethuan (Video)

2 Mars 2019, 14:41 Nga DOSJA
Protesta/ Stërkaj flet për dhunën e policisë: Më

SHKODER– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për krizën politike, ku është shprehur se shumica është gati për dialog me opozitën, por jo për negociata për zgjedhje të parakohshme. Këtë deklaratë, Lleshaj e bëri nga Shkodra, ku po zhvillohet asambleja e Partisë Socialiste.

Më pas, fjalën e ka marrë ish-ministri Ditmir Bushati, i cili u shpreh se pavarësisht dorëheqjes së opozitës, puna në parlament do të vijojë. Duke vijuar me pas fjalën tek Paulin Stërkaj dhe ish-zv. kryeministrja Senida Mesi. Stërkaj foli për incidentin para Parlamentit dhe tha se PD paguan njerëz për të dhunuar institucionet.

Kam burime të sigurta, se PD po paguan njerëz për t’i dërguar në protestë dhe për të kryer akte te dhunshme. Policia ka bërë gjënë e duhur dhe duhet që të vazhdojë të zbatojë ligjin. Nuk mund të lejohen dhunuesit që të sillen në atë mënyrë. Mua me rrethuan dhe me thanë: je deputet i respektuar dhe përse nuk vjen tek ne. Nuk duhet të biem pre e provokimeve të protestuesve të paguar, që kanë skenare të qarta për dhunë,“- tha Stërkaj.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditmir bushati incidenti para parlamentit paulin sterkaj protesta e opozites sander lleshaj senida mesi ditmir bushati incidenti para parlamentit paulin sterkaj protesta e opozites sander lleshaj senida mesi

Sondazh

Poll

Politike 2 Mars 2019, 13:22

Mblidhet Asambleja e PS në Shkodër

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për krizën politike, ku është shprehur se shumica është gati për dialog me opozitën, por jo për negociata për zgjed...