Politike

OSBE vëzhgon zgjedhjet e KMSH/ Doda ashpërson gjuhën: Na hoqët çdo fije simpatie

2 Mars 2019, 15:10 Nga DOSJA
OSBE vëzhgon zgjedhjet e KMSH/ Doda ashpërson gjuhën: Na

TIRANË- Komuniteti Mysliman Shqiptar ka zgjedhur sot kreun e tij, Bujar Spahiun. Tre ishin kandidatët për këtë post të rëndësishëm të Komunitetit Mysliman në vend, Bujar Spahiu, Ylli Gurra dhe Gramoz Glliku.

Zgjedhjet u vëzhguan edhe nga OSBE, gjë që ka ngjallur reagime të shumta, një nga ata që kanë reaguar ashpër është edhe ish-deputetja Mesila Doda.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Doda shprehet e habitur se si është e mundur që OSBE vëzhgon zgjedhjet e Komunitetit mysliman në Shqipëri, teksa shton, duke ashpërsuar gjuhën se ky vend ka mbërritur kufirin e marrëzisë.

Reagimi i plotë i Mesila Dodës:

OSBE vëzhgon zgjedhjet e Komunitetit mysliman. Me çfarë mandati??? Ky vend ka mbërritur kufirin e marrëzisë.  Merruni me ndonjë hall të vërtetë që ka ky vend e mjaft më me marrëzi ju lutem se po na hiqni çdo fije simpati për ndërkombëtarët. Është e sigurtë që atje nuk do gjeni lidhje me bandat e krimit…

Ndërkohë, kujtojmë se procesi i votimit dhe numërimit të votimeve për zgjedhjen e drejtuesit të ri të KMSH ka përfunduar në orët e paradites së sotme, teksa  në garë mbetën: Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH, Ylli Gurra, myfti i Tiranës dhe Gramos Blliku, myftiu i Lushnjës. (Lexo këtu)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike mesila doda osbe zgjedhjet per kreun e kmsh mesila doda osbe zgjedhjet per kreun e kmsh

Sondazh

Poll

Politike 2 Mars 2019, 13:22

Mblidhet Asambleja e PS në Shkodër

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për krizën politike, ku është shprehur se shumica është gati për dialog me opozitën, por jo për negociata për zgjed...