Politike

Zgjedhjet qëndrore/ Kryemadhi: Të përgatitemi! Në fund të majit çojmë njerëzit para kutive të votimit

1 Mars 2019, 19:37 Nga DOSJA
Zgjedhjet qëndrore/ Kryemadhi: Të përgatitemi! Në fund

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi  gjatë një takimi me forumin rinor të partisë që drejton i ka kërkuar që të përgatiten për zgjedhjet e parakohshme qendrore që do të mbahen në muajin maj.

“94% e shqiptarëve mendojnë që Shqipëria është më e varfër se ç’ka qenë.  Prandaj detyra juaj është që t’i zgjojmë, t’i sensibilizojmë, t’u flasim për LSI. Që jemi një forcë politike dhe parti politike e të rinjve dhe të rejave. Njerëzit e kanë perceptimin shumë të mirë për LSI-në. Njerëzit e kanë perceptimin shumë të mirë për ta ndryshuar këtë realitet. Tashmë duhet të bëhemi gati që njerëzit ti çojmë në kutitë e votimit ditën e zgjedhjeve që do të jenë në fund të majit, sepse jam e bindur që zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të jenë të parakohshme.”

Më tej, Kryemadhi nuk ka lënë pa thumbuar edhe vizitën e eurodeputetëve në Shqipëri, të cilën e ka cilësuar si “qokën e fundit.”

“Ka ndërkombëtarë që nuk i kuptojnë, mos u shqetësoni për ata që nuk i kuptojnë, por di tu them që ka ndërkombëtarë, ka institucione, sepse ne kurrë nuk do të bëjmë marrëveshje me individë. Marrëveshjet bëhen shtet me shtet, marrëveshjet bëhen institucione me institucione dhe ja ku po ua them që nuk ka asnjë qeveri e Bashkimit Europian e cila përkrah qeverinë e Edi Ramës. Nuk ka asnjë institucion, qoftë ky Parlament Europian apo Komision Europian që të dali haptas sot dhe të përkrahë reformat e dështuara të Edi Ramës. Prandaj mos u intimidoni, mos u surprizoni nga deklarata, të cilat vijnë për të harxhuar qokën dhe për të marrë qokën e fundit në Shqipëri”, tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike delegacioni i pe edi rama lsi monika kryemadhi zgjedhje te parakohshme delegacioni i pe edi rama lsi monika kryemadhi zgjedhje te parakohshme

Sondazh

Poll

Politike 2 Mars 2019, 13:22

Mblidhet Asambleja e PS në Shkodër

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për krizën politike, ku është shprehur se shumica është gati për dialog me opozitën, por jo për negociata për zgjed...