Sport

Shënuan ndaj Shqipërisë e festuan si ushtarë, cili ishte kuptimi i simbolit të përdorur nga futbollistët turq

12 Tetor 2019, 10:25 Nga DOSJA
Shënuan ndaj Shqipërisë e festuan si ushtarë, cili ishte

Kombëtarja e Turqisë ka mposhtur Shqipërinë në ndeshjen e djeshme, e cila ishte e vlefshme për eleminatoret e Euro 2020.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga sulmuesi Tonsun në minutat e fundit të kohës shtesë, kjo për faj të portjerit Strakosha, i cili e kishte lënë portën bosh. 

Shënimin e golit turqit e kanë shoqëruar me festë duke përshëndetur tifozët me simbolin e nderimit ushtarak.

Përdorimi i simboleve të tilla për të festuar shënimin e një goli nuk është i zakonshëm madje dënohet nga UEFA  dhe FIFA.

Por këtij veprimi mediat turke i kanë dhënë shpjegimin se ishte një përshëndetje për forcat e armatosura turke që po luftojnë në Siri kundër kurdëve, të cilët i kanë cilësuar si terroristë.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport euro 2020 ndeshja turqi-shqiperi turqit festojn golin me simbolet ushtarake euro 2020 ndeshja turqi-shqiperi turqit festojn golin me simbolet ushtarake

Sondazh

Poll