Bota

Tensionet në veri, Vuçiç: Jam i gatshëm të takohem me Kurtin, mos më pyesni në prani të Ramës se nuk e kam të lehtë të flas 

Po ashtu gjatë deklaratës së përbashkët me Ramën, Vuçiç tha se gazetarët nuk duhet t'i pyesin ata në prani të njëri-tjetëritm pasi e kanë të vështirë të flasin.

7 Korrik 2023, 22:13 Nga I.A
Tensionet në veri, Vuçiç: Jam i gatshëm të takohem
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksadër Vuçiç ka deklaruar se është i gatshëm që të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Gjatë deklaratës për mediat ai ka theksuar se u takon atyre që të ruajnë paqen dhe të mendojnë për përparimin ekonomik. Po ashtu gjatë deklaratës së përbashkët me Ramën, Vuçiç tha se gazetarët nuk duhet t'i pyesin ata në prani të njëri-tjetërit, pasi e kanë të vështirë të flasin.

"Nuk mendoj se dikush normal i pret llogoret dhe konfliktet kombëtare. Pala serbe tashmë ka përmbushur gjithçka. Ne duam paqe dhe po punojmë, sado e vështirë të jetë, gjithmonë në Tiranë dhe Prishtinë do të ketë nga ata që fajtorin do ta shohin gjithmonë në Serbi. Asnjëherë nuk e kam pasur problem të flas me Kurtin, kam marrë pjesë në të gjitha bisedat. A njihni dikë me të cilin nuk kam folur? As që e dini se kur do ta shohin të afërmit e Kurtit. Neve na takon të ruajmë paqen dhe të mendojmë për përparimin ekonomik. Nuk jam optimist sa Rama, por ai di më mirë të flasë me burokratët nga Brukseli. Shpresoj se do të ketë sukses, sepse për këtë jetojnë njerëzit. Nuk ka nevojë t'i bëjmë gjërat më keq se sa janë, dhe sigurisht që nuk është mirë. Folëm për situatën në Kosovë dhe Metohi, nuk e pashë propozimin e Edi Ramës. Më duhet t'ju referoj në Marrëveshjen e Brukselit, MTL-ja duhet të bazohet në atë që është nënshkruar dhe pranuar. Vendosni parimet në statut dhe kaq, serbët pranuan gjithçka tjetër, madje edhe mbrojtjen civile. Në fund të fundit është se Asosacioni duhet të formohet. Nuk kam parë asnjë propozim," tha Vuçiç.

aleksadër vuçiç albin kurti edi rama turi i rames ne ballkan

Sondazh

Poll