Bota

Marrëveshja e grurit DËSHTOI sërish/ Paralajmëron OKB: Do të ndikojë në sigurinë globale të ushqimit

Marrëveshja për drithërat e Detit të Zi, e cila ka lejuar Moskën të vazhdojë eksportimin e grurit përmes Detit të Zi pavarësisht luftës, do të përfundojë më 17 korrik. 

7 Korrik 2023, 19:11 Nga a.l
Marrëveshja e grurit DËSHTOI sërish/ Paralajmëron OKB: Do
Foto ilustruese

Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaron se dështimi i marrëveshjes së drithit në Detin e Zi do të ndikojë në sigurinë globale të ushqimit, shkruajnë mediat e huaja. 

“Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe ekipi i tij mbeten plotësisht të përkushtuar për të ndërtuar mbi përparimin e bërë tashmë dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me palët e interesuara në këtë drejtim”, u tha gazetarëve zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq.

Marrëveshja për drithërat e Detit të Zi, e cila ka lejuar Moskën të vazhdojë eksportimin e grurit përmes Detit të Zi pavarësisht luftës, do të përfundojë më 17 korrik. 

okb

Sondazh

Poll