Bota

Vuçiç: Me Ramën do flasim për Ballkanin e Hapur, do kemi takime të tjera për nismën

Po ashtu ai ka theksuar se e mirëpret investimin e Ramës te Procesi i Berlinit.  

7 Korrik 2023, 20:30 Nga I.A
Vuçiç: Me Ramën do flasim për Ballkanin e Hapur, do kemi
Aleksander Vucic

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se me kryeministrin Edi Rama do të flasin për vazhdimin e nismës Ballkani i Hapur. Gjatë konferencës për media, Vuçiç ka deklaruar se ata do të kenë edhe takime të mëtejshme në mënyrë që të vazhdojnë me nismën. Po ashtu ai ka theksuar se e mirëpret investimin e Ramës te Procesi i Berlinit.  

"I urova mirëseardhjen Ramës, pas dekadash heshtje ne të dy filluam të ndryshonim trashëgiminë e keqe dhe treguam se vendet tona mund të ecin përpara shumë më shpejt dhe të bashkëpunojnë. Shkëmbimi mes vendeve tona është rritur ndjeshëm dhe kjo përkon me Ballkanin e Hapur dhe marrëdhëniet më të mira politike. E mirëpresim angazhimin e Shqipërisë në Procesin e Berlinit. E dimë që kryeministri Rama do të investojë energji të jashtëzakonshme për të arritur rezultate të rëndësishme. Gjatë darkës do të vazhdojmë të flasim, besoj se do të kemi edhe disa orë për të folur. Ne nisëm nismën e Ballkanit të Hapur gjë që solli përfitime për secilin prej nesh, në radhë të parë qytetarët tanë. Kjo nismë mund të kontribuojë në bashkimin e mëtejshëm të njerëzve dhe për një standard më të mirë jetese për të gjithë qytetarët tanë. Do të kemi takime të përbashkëta edhe në periudhën e ardhshme," tha Vuçiç.

aleksandër vuçiç edi rama turi i rames ne ballkan

Sondazh

Poll