Bota

Situata në veri të Kosovës, Vuçiç me Ramën: Tre pikat e depërshpallëzimit i di përmendësh, dy i kemi plotësuar

Ai deklaroi se duhet që të tërhiqen kryetarët e zgjedhur dhe të dalin nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

7 Korrik 2023, 21:51 Nga I.A
Situata në veri të Kosovës, Vuçiç me Ramën:
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se tre pikat e depërshkallëzimit të tensioneve në veri të Kosovës i ka mësuar përmendësh. Gjatë deklaratës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Vuçiç ka deklaruar se Serbia tashmë i ka plotësuar dy pika, por theksoi se pikën e tretë nuk e kanë në dorë ata. Ai deklaroi se duhet që të tërhiqen kryetarët e zgjedhur dhe të dalin nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

"Askush normal nuk pret llogore të reja kombëtare dhe mundësinë e ndonjë konflikti, jo rastësisht thashë askush normal. Ne duam paqe dhe nuk është thjesht një shpallje, ne po punojmë për të sado e vështirë të jetë për ne. E di që në Tiranë dhe Prishtinë duan ta shohin Serbinë gjithmonë si të keqe dhe fajtore për çdo gjë. Situata në Serbi është shumë e vështirë në këtë drejtim, pa përmendur reagimin e popullit serb në veri dhe në pjesë të tjera të vendit. Por ajo që na mbetet është të ruajmë paqen. Sa për planin e depërshkallëzimit, e di përmendësh. Në tri pikat më të rëndësishme Serbia tashmë i ka bërë dy, por të tretën nuk mund ta bëjë sepse po shtrembërohet me Prishtinën. E treta ka të bëjë me tërheqjen e njëkohshme të kryetarit dhe njerëzve nga ndërtesat komunale, gjithçka tjetër është përmbushur nga pala serbe," tha Vuçiç.

aleksandër vuçiç edi rama tensione në veri të kosovës turi i rames ne ballkan

Sondazh

Poll