Bota

Vizita e Ramës në Maqedoninë e Veriut, kryetari i Lëvizjes Besa: Të përmbushë detyrimet, marrëveshjet e nënshkruara në Tiranë kanë ngecur ne vend

Kasami ka komentuar gjithashtu dhe pengesat që po hasen me zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në Tiranë mes partive shqiptare dhe kryeministrit.

7 Korrik 2023, 19:21 Nga I.A
Vizita e Ramës në Maqedoninë e Veriut, kryetari i Lëvizjes
Bilall Kasami

TETOVË- Kryetari i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut po ashtu dhe kryetar i Komunës Tetovë, Bilal Kasami ka komentuar vizitën e kryeministrit Rama në Maqedoninë e Veriut. I ftuar në Syri TV, Kasami ka komentuar gjithashtu dhe pengesat që po hasen me zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në Tiranë mes partive shqiptare dhe kryeministrit. Ai ka theksuar se Rama duhet që të përmbushë detyrimet e marrëveshjeve të nënshkruara pasi kanë ngelur në vend. 

"Ne kemi një kryeminsitër që është i mirë për protagonizëm, por ajo që duhet është Rama të merret me shqiptarët jo vetëm brenda por edhe jashtë kufijve. Kjo është e sanksionuar edhe në Kushtetutë Shqipëria është e obliguar të kujdesët për shqiptarët, por për fat të keq shohim një axhendë tjetër të kryeministrit. Ne kishim një ftesë nga kryeministri për të ngrënë një darke dhe jo për të folur mbi situatën dhe problematikat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ne nuk flasim për nj takim eventual, nuk kemi thënë se kem pasur ndonjë ftese ose kem i refuzuar ndonjë ftesë dhe e shoh si të panevojshëm që Rama të flasë pa u konsultuar ose folur me mua, dhe ai duhet të kujdeset për shqiptarët dhe të zbatojë detyrat e ti. Në Maqedoninë e Veriut Lëvizja Besa doli në skenën politikë në vitin 2015 dhe në vitin 2016 morëm një rezultat shumë të mirë dhe sfituam BDI dhe goditjen që mori në atë kohë DBI tentoi që ta neutralizojë me komunikim me Ramën dhe ai kërkoi një takim mes meje Ramës dhe BDI por unë duke e ditur që Ali Ahmeti si kryetar i BDI  nuk e mban fjalën e refuzove dhe në takimin ë Rama kërkoi me kryetarët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut pranova dhe nënshkruam një deklarate. Deklaratat e nënshkruan nuk është zbatuar dhe Rama nuk po merr përgjegjësitë që kemi rënë dakord mes partive shqiptare dhe Ramës," tha Ksami.

bilal kasami

Sondazh

Poll