Bota

Kurti në takim me shefin e OSBE-së, në fokus zgjedhjet e reja në Veri

Në lidhje me zgjedhjet e reja, Kurti ka thënë se duhet të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të planifikuara e përgatitura mirë, me garë të hapur dhe pa frikësim. 

7 Korrik 2023, 19:26 Nga a.l
Kurti në takim me shefin e OSBE-së, në fokus zgjedhjet e reja
Michael Davenport

KOSOVË-  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur pasditen e kësaj të premteje në takim shefin e OSBE-së, Michael Davenport dhe zëvendës shefin e OSBE-së Jeffrey Bieley. Në fokus të bisedimeve ishte bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe zhvillimet në vend.

Në takim poashtu u bisedua dhe për de-eskalim të situatës në katër komunat në veri  dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Në lidhje me zgjedhjet e reja, Kurti ka thënë se duhet të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të planifikuara e përgatitura mirë, me garë të hapur dhe pa frikësim. 

Kurti e ka njoftuar shefin e OSBE për emërimin e nënkryetarëve nga komuniteti serb në komunat në veri: Katarina Axhançiç, nënkryetare e Komunës së Mitrovicës Veriore, Slagjana Pantoviç, nënkryetare e Komunës së Zveçanit, dhe Dragana Miletiç, nënkryetare e kuvendit komunal në Leposaviç, si dhe për emërimin nga Kuvendi me vota të fshehta të Sergjan Sentiq në pozitën e zëvendës Avokatit të Popullit.

albin kurti

Sondazh

Poll