Politike

Dhuna barbare në Krujë/ Çuçi: Askush nuk është mbi ligjin dhe s'mund t'u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë

Ai njofton se policia ka vënë në pranga 4 persona, dhe se 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

7 Korrik 2023, 20:18 Nga m.s
Dhuna barbare në Krujë/ Çuçi: Askush nuk është
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka reaguar me anë dy postimeve në Twitter, në lidhje me pamjet e rënda në Krujë, ku nënvizon se askush nuk është mbi ligjin, dhe se askush nuk mund ti shpëtojë përgjegjësisë në asnjë rrethanë. Ai njofton se policia ka vënë në pranga 4 persona, dhe se 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

"Të rënda e të papranueshme pamjet e dhunës në Krujë. Askush nuk është mbi ligjin dhe s'mund t'u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë. Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të dyshuarve, ka arrestuar 4 persona sot herët në mëngjes dhe po punon për kapjen sa më parë të 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje. Çdo insinuatë tjetër s'ka lidhje me të vërtetën dhe me punën e Policisë së Shtetit për të çuar autorët përpara drejtësisë".

Dhuna barbare në Krujë/ Çuçi: Askush nuk është

bledi Çuçi

Sondazh

Poll