Serverat e MEK ikën në Iran?/ Policia e përgënjeshtroi, Berisha reagon sërish: Nuk po i referohen zyrtarit të Iranit
Policia e Shtetit në asnjë fjalë nuk i referohet komunikatës zyrtare të Drejtuesit të Këshillit Islamik të Informacionit, si burim zyrtar i lajmit.
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar sërish në lidhje me përgënjeshtrimet që erdhën nga radhët e uniformave blu, ku disa kompjuterë gjenden në Teheran, në duart e organeve kompetente zyrtare të sigurisë Iraniane. Një ditë më parë, ai hodhi akuza mbi kryeministrin Rama, se ka dorëzuar në Iran kompjuterët e muxhahedinëve të sekuestruar gjatë një aksioni të policisë në kampin e tyre në Manzë.
Berisha e quajti këtë një akt të lartë tradhtie dhe kërkoi hetim nga OKB-ja. Pas kësaj deklarate pati një reagim nga policia, e cila përgënjeshtroi Berishën. Policia mohonte që materialet të jenë dërguar në Teheran. Po kështu sqaronte se të gjitha njoftimet që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe media janë jo vetëm të rreme, por dhe në raste specifike kanë qëllime të tjera të cilat shkojnë përtej informimit të publikut.
Në kundërpërgjigje, një reagim tjetër ka ardhur po nga Berisha, ku thekson se Policia e Shtetit në asnjë fjalë nuk i referohet komunikatës zyrtare të Drejtuesit të Këshillit Islamik të Informacionit si burim zyrtar i lajmit, por i referohet rrjeteve sociale dhe mediave.
Deklaratë e Partisë Demokratike
Një përgënjeshtrim që më shumë akuzon!
Ditën e henë, me datë 3 korrik, Drejtuesi i Këshillit të Informacionit të Qeverisë së Iranit, Sepehr Khalaji në një komunikatë në emër të Këshillit të Informacionit të Republikës Islamike të Iranit, deklaron se pjesë nga 232 kompjuter të konfiskuar nga Policia Shqiptare, me datë 20 qershor, në kampin Ashraf 3 të Muxhahedinëve të Popullit në Manëz, gjënden në Teheran, në duart e organeve kompetente zyrtare të sigurisë Iraniane. Nga dita e hënë deri dje, ditën e enjte pasdite, autoritetet shqiptare heshtën si fija barit ndaj këtij lajmi që u përhap me shpejtësi në mbarë botën i cili në rast se është i vërtetë dëshmon:
-Së pari një akt vasaliteti të plotë të regjimit të Tiranës ndaj regjimit të Ajetollohëve, një regjimi barabar që vetëm vitin e fundit ka ekzekutuar mbi 300 dhe ka arrestuar me mijëra e mijëra të reja dhe të rinj iranian, luftëtar lirije për protetstat e tyre kundër diktaturës teokratike në Iran.
-Së dyti përbën një akt madhor tradhëtie të regjimit të narkoshtetit shqiptar ndaj anëtarëve të Frontit të Rezistencës Iraniane, luftëtarëve të lirisë, të strehuar në Shqipëri.
Ky lajm po të provohet i vërtetë është dorëzimi i të dhënave, lidhjeve familjare dhe bashkëpunëtorëve të Frontit të Rezistencës së Iranit në duart e Policisë Sekrete të Iranit me pasojë zbulimin, arrestimin, burgosjen dhe ekzekutimin e mijëra e mijëra familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të anëtarëve të Frontit të Rezistencës Iraniane, gjë që do mbetej në histori si një akt pabesie ekstreme e damkë e zezë për kombin shqiptar që ka si virtut kryesor besën.
Duke parë heshtjen e plotë disa ditore të autoriteteve shqiptare ndaj ketij lajmi të tmerreshëm, me të cilën ato në një farë mënyre, me këtë heshtje pranonin si fakt të kryer deklaratën e zëdhënësit të qeverisë iraniane, ditën e enjte në ora 14:00, Kryetari i PD Sali Berisha deklaroi para mediave se në rast se ky akt është i vërtetë, qeveria e Edi Ramës ka kryer akt të pashembullt tradhëtie të lartë me pasoja shumë te rënda për Frontin e Rezistencës Iraniane.
Vetëm pas kësaj deklarate Policia Shqiptare reagoi me një gjoja përgënjeshtrim me të cilën ajo ngjalli edhe më shumë dyshime se sa hodhi posht lajmin. Në deklaratën e tyre policia e narkoshtetit mohon që materialet të jenë dërguar në Teheran, por çuditërisht ajo shprehet se: “Të gjitha njoftimet që qarkullojnë në rrjete sociale dhe media për sa më sipër, janë jo vetëm të rreme por dhe në raste specifike kanë qëllime të tjera të cilat shkojnë përtej informimit të publikut”.
Siç e shikoni në komunikatën e saj Policia e Shtetit në asnjë fjalë dhe në asnjë rrjesht nuk guxon t’i referohet komunikatës zyrtare të Drejtuesit të Këshillit Islamik të Informacionit si burim zyrtar i lajmit tronditës, por ju referohet rrjeteve sociale dhe mediave të cilat kanë publikuar, transmetuar lajmin. Në këtë mënyrë qeveria e Edi Ramës i shmanget kështu ballafaqimit me burimin zyrtar publik të lajmit, Këshillin e Informacionit të Republikës Islamike të Iranit. Kjo shmangie e qëllimshme e citimit të burimit zyrtar dëshmon për frikën e përgënjeshtrimit duke ju referuar direkt Këshillit të Informacionit të Iranit mbasi ky mund të faktojë me prova deklaratën e tij. Përveç këtyre, dyshime të forta ngjall edhe vet fakti i përgënjeshtrimit nga policia e shtetit të lajmit të kreut të Këshillit të Informacionit të Republikës Islamike. Kjo sepse ky përgënjeshtrim duhet të vinte nga zyra e Informacionit e Qeverisë Shqiptare dhe jo nga Policia e Shtetit e cila nuk ka asnjë tagër të flasë në emër të prokurorisë dhe shërbimeve inteligjente të vendit. Perveç këtyre, lidhur me bashkëpunimin e autoriteteve të Tiranës me regjimin e Ajetullahëve, anëtari i komisionit parlamentar të punëve të jashtme dhe të sigurise të regjimit të Teheranit, gjeneral brigade Esmaeil Koëasari ka deklaruar se:
“Prej disa muajve ka patur komunikime midis aparateve të sigurisë të Iranit me vende të tilla si Shqipëria dhe kjo ka patur rezultate shumë pozitive”.
-Së treti po kështu injorohet me qëllim deklarata e gjeneralit iranian për bashkëpunimin me rezultate shumë pozitive në fushën e sigurisë ndërmjet regjimit të Ajetullahëve të Teheranit dhe regjimit të narkoshtetit të Tiranës.
E vërteta është se aktakuza zyrtare e autoriteve gjyqësore shqiptare ndaj Muxhahedinëve të Popullit të strehuar në Kampin Ashraf 3 në Manëz është: Shpallje lufte!
Domethënë Muxhahedinët e Popullit i kanë shpallur luftë nga Manza Republikës Islamike të Teheranit. Kjo aktakuze ndaj luftëtarëve të lirisë është e turpshme dhe duket e formuluar tëresisht në Teheran dhe është një provë e qartë e bashkëpunimit të Tiranës zyrtare me Teheranin e Ajetullahëve ndaj dhe autoritetet e Tiranës nuk përgënjeshtrojnë dot deklaratën e gjeneralit iranian.
Partia Demokratike e cila në pushtet ka vendosur pranimin e Muxhahedinëve të Popullit në territorin e Shqipërisë ka mbështetur dhe mbështet kauzën e tyre drejt rezistencës së tyre ndaj regjimit obskurantist të Ajetullahëve. Ajo ka dënuar reidin brutal të policisë së shtetit në Kampin Ashraf 3 të Muxhahedinëve të Popullit të bazuar në akuza të fabrikuara në Teheran, si një shkelje të hapur të Kushtetutës së vendit, Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Konvetës të OKB për refugjatët. Ajo duke shprehur solidaritetin e saj të plotë me kauzën e drejtë, luftën dhe përpjekjen e Muxhahedinëve të Popullit kundër regjimit teokratik totalitar iranian, dënon çdo formë bashkëpunimi të regjimit të Tiranës me regjimin e Ajetullahëve dhe i bënë thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara të hetojë me përparësi bashkëpunimin e rrezikshëm të këtyre regjimeve kundër Frontit të Rezistencës Iraniane.
Një njoftimin për mediat, Policia deklaron se nuk ka pasur asnjë lloj kontakti me Iranin.
Konkretisht Policia e Shtetit sqaron se:
• Asnjë nga strukturat e saj hetimore dhe të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk ka patur kontakte me shtetin iranian apo me shtetas të këtij shteti.
• Të gjitha pajisjet e sekuestruara janë vendosur në dispozicion të strukturës përkatëse e cila do të kryejë ekspertimet digjitale, sipas procedurës ligjore.
• Asnjë nga pajisjet kompjuterike të sekuestruara dhe asnjë material i nxjerrë nga këto pajisje, nuk është dërguar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
• Të gjitha njoftimet që qarkullojnë në rrjete sociale dhe media për sa më sipër, janë jo vetëm të rreme por dhe në raste specifike kanë qëllime të tjera të cilat shkojnë përtej informimit të publikut.
Policia e Shtetit qëndron gjithmonë në dispozicion dhe në mbrojtje të interesave të ligjshme të qytetarëve të saj dhe të kujtdo që banon në Republikën e Shqipërisë.
Sondazh
Turi Ballkanik/ Kryeministri Rama mbërrin në Serbi, shtrëngon duart me presidentin Vuçiç (PAMJET)
Edi Rama dhe Aleksander Vucic SERBI- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Serbi pasditen e sotme pas turit që po zhvillon n&eu...
Meta: Dhuna ndaj dy qytetarëve ka emrin e Ramës! Mosveprimi i policisë, detyrim ndaj të fortëve
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është zëri i radhës që reagon për dhunën...
FOTOT/ Rama publikon pamjet: Takim me Presidentin e Malit të Zi
Edi Rama dhe Jakov Milatoviç MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Malin e Zi është takuar me presidentin ...
Dy vëllezërit e deputetit të PS-së dhunuan e kërcënuan me pistoletë/ Berisha: Dënojmë krimin e bandës qeveritare, drejtësia vonon por nuk harron!
Sali Berisha TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar nga fisi Rraja kundrejt atyre ...
“Bota e Albinit është e mbyllur”/ Rama: Nuk e detyroj të vijë në Tiranë, se quhet “kidnapim” pastaj
Edi Rama MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama ka vazhduar ironinë ndaj homologut të tij të Kosovës Albin Kurtit pasi ky i fundit nuk e...
U godit nga plumb gome gjatë trazirave në Francë, ndërron jetë 27-vjeçari në Marseille, HETIMET: Autor, dyshohet një efektiv policie
Protestë në Marseille FRANCË- Prokurorët francezë kanë hapur një hetim për vdekjen e një 27-vjeçar...
Kurti KRYEFJALË në konferencën Rama-Abazoviç, kryeministri shqiptar: Po vazhduam kështu, humb takimin me presidentin e Malit të Zi
MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama ka tentuar që ta kalojë me të qeshur faktin që nuk u takuar me kryeministrit e Kosovës Albin Ku...
Jo vetëm me Kurtin! Rama "kapet" edhe me Konjufcën: Glauku nuk e di ç'është drafti, unë flisja ai vetëm qeshte. Pastaj na doli i lënduar...
MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama pas Albin Kurtit nuk i ka dal e keqja as me kryeparlamentarin e Kosovës Glauk Konjufca. Gjatë një deklara...
'A keni mbetur në Ballkanin e Hapur apo jo?'/ Rama: Ju e doni 'o mren, o jashtë'. S'është kompania ime, ka edhe të tjerë
MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama e ka bërë të ditur sërish ditën e sotme që për të nisma e Ballkanit të Hapu...
Abazoviç: Mali i Zi është anëtar i 70 iniciativa, me ose pa Ballkanin e Hapur jemi njësoj
Dritan Abazovic MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka deklaruar se vendi që ai drejton është anëtar...

